Grupi i pakënaqur në BDI me letër për Ali Ahmetin, kërkojnë të gjejë zgjidhje për pakënaqësitë brendapartiake

Disa zyrtarë të BDI-së i kanë dërguar letër kryetarit të kësaj partie Ali Ahmeti, duke shprehur pakënaqësi brenda partiake.

I ashtuquajturi “grupi i zjarrit” në komunikatë kërkojnë që kryetari i partisë të gjegjë zgjidhje për unitetin partiak.

Siç thonë ata në kumtesë, kanë konstatuar parregullsi brendapartiake, të cilat siç thonë, shkaktojnë pakënaqësi te votuesit.

“Bashkimi Demokratik per Integrim nuk eshtë thjeshtë një parti politike, por BDI eshtë vlerë, e cila 18 vite ka ruajtur dhe ka avancuar të drejtat e shqiptarève, një familje e hapur dhe me konsultime brenda për brenda, pa privilegje individuale, me organe statutare dhe me rritje te vazhdueshme tē trupit elektoral. Si te tille duhet patjeter ta kthejme aty ku e ka vendin”, thuhet në letër në të cilën janë nëshkruar Izet Mexhiti, Nevzat Bejta, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Visar Ganiu dhe zyrtarë të tjerë. / Telegrafi