I skadon kontrata pas dy javësh, dy klube nga Liga e Parë e kërkojnë Besart Ibraimin

Besart Ibraimi ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me kampionët e Struga Trim Lum, teksa ajo aktualja i skadon pas një javësh, respektivisht pas ndeshje së fundit të kampionatit ndaj Shkupit të Ernest Gjokës.

Mediat bëjnë me dije së fundmi se dy klube të njohura shqiptare në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut janë duke pritur se si do të rrjedhin bisedimet mes Ibrahimit dhe drejtuesve të Struga Trim Lum, pasi e dëshirojnë 37-vjecarin, i cili vazhdon të shkëlqejë në Ligën e parë.

Bëhet fjalë për dy klube elitare si Shkupi dhe Shkëndija, që kërkojnë të “joshin” sulmuesin.

Në Ligën e Parë, Ibraimi ka shënuar 201 gola, kurse vetëm për Struga realizoi 34 gola. Sulmuesi kërçovar tek ekipi strugan është prej dy vitesh dhe për dy sezone ka arritur t’i sjell klubit dy tituj kampioni në historinë 9-vjeçare të krijimit.