Interi sfidon Atletikon e Simeones, PSV përball Dortmundit

Sot (e martë) do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve. Faza e ndeshjeve me eliminim direkt vazhdon edhe në këtë mesjavë me nga dy ndeshje të martave dhe mërkurave.

Në orën 21:00, emocionet pritet të jenë në kulm, pasi në orar janë dy ndeshje shumë të forta.

Megjithatë, vëmendja pritet të jetë në Milano, ku Interi e pret Atletiko Madridin në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’.

Në ndeshjen tjetër, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Philips Stadion”, PSV Aind’hoven është nikoqir i Borusia Dortmundit. Ndërkohë të mërkurën zhvillohen dy ndeshje tjera: Porto-Arsenal dhe Napoli-Barcelona.