MPB jep detaje për përleshjen masive në Gostivar, janë arrestuar nëntë persona

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se janë arrestuar 9 persona pas përleshjes së djeshme fizike në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar. Nga SPB-Tetovë njoftojnë se përleshja ka filluar brenda një objekti hotelierik.

“Mbrëmjen e djeshme (11-gusht) rreth orës 22:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personat: J.A. (44), T.A. (48), H.A. (42), B.A. (39), L.A. (55), N.A. (50),
S.A. (52), B.A. (25) dhe D.A. (46), të gjithë nga Gjurgjevishti i Gostivarit, për shkak të dyshimit për përfshirje të drejtpërdrejtë në përleshje fizike në grup ditën e djeshme brenda dhe rreth një objekti hotelierik në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski“ në Gostivar, ata janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publike, do të përballen me parashtresa përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.