Ka filluar protesta e PSD-së kundër Asociacionit

Ka nisur protesta në sheshin kryesor të Prishtinës kundër Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa parulla kryesore e saj do të jetë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Në ballë të kësaj proteste janë zyrtarët e Partisë Socialdemokrate, organizuesit e protestës. PSD-ja po thotë se Kurti duhet të dorëhiqet pasi ka pranuar ta krijojë Asociacionin.

Ata po shkojnë drejt ndërtesës së Qeverisë.

Në protestë është parë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha. Gjithashtu, të pranishëm janë edhe Zafir Berisha e Endrit Shala nga Nisma e Faton Klinaku nga OVL-UÇK.