‘Katar 2022’ sjell risi dhe rekorde pa nisur ende

Kupa e Botës, “Katar 2022” është evenimenti më i madh futbollistik në këtë vit kalendarik.

Kur na ndajnë edhe pesë muaj nga fillimi i kampionatit, po ju prezantojmë disa fakte shumë interesante.

Fillimisht, për herë të parë që pas Kupës së Botës, Itali 1934 në këtë edicion do të jetë vetëm një përfaqësuese debutuese, Katari.

24 përfaqësuese janë të njëjtat si në edicionin e fundit Rusi 2018. Krahasuar me Botërorin e fundit, vetëm 8 përfaqësuese janë “të freskëta”. ( Katar, Holanda, Kanada, Ekuador, Uells, USA, Kamerun, Gana)