Komuna e Gostivarit nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Organized Youth Association

Kryetari i Këshillit, Valbon Limani në emër të Komunës së Gostivarit nënshkroi Memorandum bashkëpinimi në kuadër të projektit “Eko ardhmëri për Gostivarin”, kryetarin e Organized Youth Assocation – OYA, Art Spahiu.

Projekti “Eko ardhmëri për Gostivarin” ka për qëllim përmirësimin e gjendjes ekologjike në Komunën e Gostivarit dhe përcaktimin e prioriteteve ekologjike për 5 vitet e ardhshme. Si rrjedhojë e këtij Memorandim bashkëpunimi, do të përpilohet dokumenti strategjik për prioritetet ekologjike të Komunës së Gostivarit dhe do të përfshijë edhe riaktivizimin e eko-patrullës të cilët do të kenë për detyrë ngritjen e aksioneve për mjedis jetësor të pastër.

Senzibilizimi i opinionit publik në raport me spektrin ekologjik, mbrotjen e hapësirave të gjelbërta dhe pastërtia në qytet do të jenë po ashtu aktivitet në suaza të projektit “Eko – ardhmëri për Gostivarin”.

Ky projekt zbatohet nga OYA në bashkëpunim me Youth Comunity Center Gostivar dhe Center for Youth Education and Mediation dhe zbatohet në kuadër të projektit “Organizatat joqeveritare në aksion për ndryshimet klimatike”, i cili mbështetet financiarisht nga Qeveria e Suedisë, kurse zbatohet nga Eko-svest, Macedonian Young Lawyers Association dhe CNVP Foundation.