Korea e Veriut raporton 270 mijë raste me koronavirus

Sipas selisë së antivirusit në Korenë e Veriut, 56 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 1.48 milionë janë sëmurë mes një përhapjeje të shpejtë të etheve në mbarë vendin që nga fundi i prillit dhe ekspertët e jashtëm besojnë se shumica e personave që kanë simptomat të etheve janë të prekur me koronavirus.

Zyrtarët shëndetësorë në Korenë e Veriut gjetën 269,510 njerëz të tjerë me simptoma të etheve dhe raportuan gjashtë vdekje të tjera, thanë media shtetërore të martën, ndërsa vendi përballet me një shpërthim të përshkallëzuar, por kryesisht të padiagnostikuar të koronavirusit në popullsinë e pavaksinuar, transmeton portal arbresh.info

Sipas autoriteteve shëndetësorë tha se të paktën 663,910 njerëz janë vendosur në karantinë.

Media shtetërore ende nuk i ka konfirmuar rastet si zyrtarisht të infektuar me koronavirus.

Korea e Veriut për shkak të izolimit ka mungesë të testimeve dhe përgjigjja e vetme e tyre ndaj të infektuarve është izolimi i njerëzve.

Vendi gjithashtu përballet me kequshqyerjen dhe kushtet e tjera të varfërisë dhe i mungojnë mjetet e shëndetit publik, duke përfshirë ilaçet antivirale ose njësitë e kujdesit intensiv, të cilat frenuan shtrimet në spital dhe vdekjet në vende të tjera.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi mund të rritet në ditët në vijim, duke marrë parasysh kushtet shëndetësore që ka vendi./arbresh.info/