Kurti i përgjigjet Ahmetit: Është lider kompromisaxhi, që u nënshtrohet presioneve

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është kundërpërgjigjur kreut të BDI Ali Ahmeti i cili një javë më parë tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se politika në Kosovë po tregohet e paguximshme për tu bashkuar me ‘Ballkanin e Hapur.

Kurti tha i prerë se nuk ka guxim që të japë tokën e Kosovës dhe nuk i nënshtrohet presioneve. Ai theksoi se atë që i përket kombit do ta mbrojë deri në fund.

“Unë nuk kam guxim që të jap tokë të Kosovës, edhe mendoj që është shumë mirë që është kështu. Ka pasur ashtu liderësh edhe në histori edhe në aktualitet ka dhe të gjallë dhe të vdekur që kanë qenë të gatshëm që ta japin tokë shqiptare. Unë atë guxim nuk e kam.

Edhe jo vetëm që nuk e kam atë guxim por nuk e kam as atë imagjinatë. Se lëre më… dëshirë apo kalkulim.

Unë jam këtu që të mbroj, jo të humbas. Mund të jap diçka timen private personale nëse ke nevojë, mirëpo diçka që i takon kombit, diçka që i takon shtetit, unë s’jap.

E këto negociata, këto marrëveshje që po thuhen, kërkojnë liderë ‘kompromisaxhi’ që ju nënshtrohen trysnive dhe ‘kalërojnë’ në pushtet në kurriz të shtetit” – tha mes tjerash Kurti.