Lajm i keq nga Presheva/ Përçarja i lë shqiptarët pa deputet në Serbi vetëm për 13 vota

Vërtet një lajm i keq ai që vjen nga Lugina e Preshevës. Shqiptarët e kanë humbur një vend në parlamentin serb vetëm për një grusht votash.

Në rivotimin e kryer këtë të premte në Ternocin e Madh  të Bujanocit, duket se Shaip Kamberi deputet në legjislaturën e fundit, duhet ta ketë humbur mandatin vetëm për 13 vota.

Në këtë zonë ishin rreth 1200 votues, nga të cilët pjesmarrja në votime ka qënë 50%.

Nga 600m vitues që morën pjesë në votime, 6 votues ia kanë besuar votën e tyre partisë serbe në pushtet SPS, të Presidentit Vucic, 10 vota dolën të pavlefshme ndërsa pjesa tjetër votoi për Shaip Kamberin.

Ndonëse rezultatet nuk janë zyrtare, duket se Kamberi nuk do të mund të përfaqësojë shqiptarët në Kuvendin serb vetëm për pak vota fatkeqësisht.

Shaip Kamberi ishte një zë I fortë në parlamentin serb për mesazhet domethenese që ka përcjelle nga ai parlament, pa frike dhe me shumë potence. Mirëpo përcarja e shqiptarëve në Luginë bëri sërish të vetën.

Forcat politike dhe një pjesë e qytetareve zgjodhen të mendojnë më shumë për interest e ngushta politike sesa për përfaqësimin e interesave të tyre në nivel qëndror.