Liderët e BE dhe Ballkanit, mblidhen për foto familjare pas Samitit

Liderët e unionit dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për një foto familjare pas Samitit të BE-së në Bruksel.

Në foton e shpërndarë në rrjetet sociale, duket edhe kryeministri Edi Rama, i cili në të djathtën e tij ka kancelarin gjerman Olaf Scholz, ndërsa në të majtën ka homologun bullgar Kiril Petkov.

Në selinë e Bashkimit Evropian, ka përfunduar Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane diskutuan me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.