MASH: Dorëzohen një pjesë e teksteve shkollore për arsimin fillor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka informuar se dorëzimi i teksteve shkollore për klasat e parë, të dytë, të katërtë dhe të pestë në arsimin fillor bëhet në përputhje me dinamikën e përcaktuar.

Tanimë përfundoi dorëzimi i teksteve shkollore sipas marrëveshjes së parë për botimin, ku përfshihen tekstet shkollore për klasën e katërt gjuhë-maqedonase dhe matematikë, në gjuhën mësimore maqedonase dhe tekstet në gjuhën turke për klasën e katërt dhe të pestë në gjuhën mësimore turke. Dorëzimi i teksteve shkollore sipas marrëveshjes së dytë dhe të tretë do të zhvillohet këtë javë pune”, theksohet në kumtesën e sotme.

Siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëhet fjalë për 18 tekste shkollore:

“Në gjuhën mësimore maqedonase: gjuha maqedonase për klasën e parë dhe të dytë, matematika për klasën e parë, shkencat natyrore për klasën e parë, të dytë dhe të katërt, histori dhe shoqëri për klasën e katërt dhe të pestë. Në gjuhën mësimore turke: teksti mësimor i gjuhës turke për klasën e parë dhe të dytë. Në gjuhën mësimore shqipe: teksti i matematikës për klasën e katërt dhe tekstet e gjuhës shqipe për klasat e dytë, të katërt dhe të pestë. Në gjuhën mësimore serbe: tekstet shkollore të gjuhës serbe për klasën e dytë, të katërt dhe të pestë dhe tekstin shkollor të matematikës për klasën e katërt”, sqarlohet në kumtesë.

Menjëherë pas kësaj fillon dorëzimi i teksteve shkollore pas marrëveshjes së katërt, edhe atë teksteve të gjuhës shqipe dhe matematikës për klasën e parë, shkencave natyrore për klasën e parë, të dytë dhe të katërt dhe historis dhe shoqëri për klasën e katërt dhe të pestë, të gjitha në Gjuhë mësimore shqipe.

Tekstet e reja shkollore do të jenë të disponueshme edhe në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e- tekstet shkollore www.e-ucebnici.mon.gov.mk Ju bëjmë thirrje prindërve që të mos bëjnë shpenzime të panevojshme dhe të kopjojnë tekstet shkollore, sepse tekstet e printuara do të jenë në dispozicion të çdo nxënësi pa pagesë.

“Menjëherë pas shtypjes dhe dorëzimit të teksteve shkollore për arsimin fillor, vazhdon shtypja e disa teksteve shkollore të reja për arsimin e mesëm profesional. Në ndërkohë, MASH së bashku me institucionet tjera kompetente, në vazhdimësi vazhdon të investojë në programe mësimore dhe tekste shkollore të reja, sepse ky është një nga kushtet bazë për një proces cilësor arsimor”, shtohet më tej në kumtesë.