Mbi 130 migrantë sirianë kalojnë lumin Evros që ndan Turqinë dhe Greqinë

Rojet kufitare të Greqisë dhe ekipet e shpëtimit zbuluan dhjetëra migrantë, përfshirë shumë fëmijë, të cilët kaluan lumin Evros nga Turqia në shtetin anëtar të BE-së.

Gjithsej, policia raportoi 138 migrantë të cilët u gjetën në një ishull të vogël në anën greke të lumit.

“Të gjithë migrantët janë në vend të sigurt. Ata thanë se ishin nga Siria”, tha një zëdhënës i policisë kufitare greke. Mes tyre ishin 53 të mitur.

Zëdhënësi shtoi se autoritetet turke nuk kishin bërë asgjë për të ndaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Qeveria greke dëshiron të mbyllë pothuajse plotësisht kufirin me Turqinë në verilindje të vendit për shkak të rritjes së numrit të migrantëve.

Gardhi kufitar ekzistues 35 kilometra i gjatë përgjatë lumit Evros, aktualisht po zgjatet me 80 kilometra.

Gardhi kufitar ekzistues 35 kilometra i gjatë përgjatë lumit Evros, aktualisht po zgjatet me 80 kilometra.

Sipas shifrave zyrtare, Roja Kufitare Greke parandaloi rreth 256 000 kalime të paligjshme në lumin kufitar, vitin e kaluar.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Athinën se ka nxitur ilegalisht migrantët që shpresojnë për një të ardhme më të mirë në BE të kthehen në Turqi.

Athina ka thënë vazhdimisht se po mbron kufijtë e saj nga migrimi i paligjshëm.