Lajme

Messenger lanson veçorinë e shumëkërkuar për editimin e mesazheve

Platforma e mesazheve Messenger ka lansuar veçorinë për editimin e mesazheve të dërguara, diçka e ngjashme e parë edhe në WhatsApp.

Për ta bërë këtë, mbani shtypur mesazhin që do të ndryshoni dhe pastaj klikoni tek opsioni “edit”, transmeton Telegrafi.

Ju keni kohë deri në 15 minuta për ta ndryshuar një mesazh..

Sipas veçorisë ju do të jeni në gjendje të modifikoni një mesazh të caktuar edhe pasi bashkëbiseduesi i juaj t’ju ketë kthyer përgjigjen.

Funksioni i ri mjaft i kërkuar është lansuar në aplikacion, por jo edhe në ueb, tani për tani.

Show More

Related Articles

Back to top button