Mickoski: Me Taravarin nuk kam folur për heqjen e “20%-shit” nga Kushtetuta!

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të ASH-së, Arben Taravari, i cili dje në “Click Plus” tha se ka biseduar me Mickoskin dhe se VMRO-DPMNE-së nuk i pengon heqja e “20%-shit” që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë, përcjell TV2. Mickoski thotë se me Taravarin ka folur për shqyrtimin e Badenterit.

“Kjo që është thënë nga z.Taravari e demantoj. Asnjëherë nuk kemi biseduar unë dhe ai për këtë temë. Për këtë temë po por për disa çështje tjera siç janë për atë se çfarë bëjmë me rregullin e Badenterit, deri kur do të jetojmë në aparteid ku pakica mbizotëron mbi shumicën. Çfarë bëjmë me rregullin e balenserit? Dhe po, jam kundër që Maqedonia të definohet si shtet binacional”, tha mes tjerash Micksoki./tv21.tv