Mitsotakis i bashkohet samitit të BE në Tiranë, planifikon vizitë edhe në Himarë

Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Shqipëri do t’i bashkohet edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Por mediat greke, sipas Abc, shkojnë edhe më tej për sa i përket vizitës së Mitsotakis në Shqipëri. Sipas tyre pas vizitave zyrtare në Tiranë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis, javën e parë të dhjetorit do të zhvillojë një vizitë edhe në Himarë. Nuk ka ende detaje të tjera, pao një reagim nga vetë Mitsotakis.