Mot kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut

Moti sot paradite me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me shi intensiv, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 19 deri 27 gradë.