Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të rrëmbyeshme shiu e bubullima.
Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, shtrëngata, erëra të forta dhe kushte për breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 7 deri në 12, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 21 deri në 29 gradë.