Muhamed Zeqiri nga paraburgimi dërgohet në arrest shtëpiak

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, lirohet nga paraburgimi dhe shkon në arrest shtëpiak, kështu ka vendosur sot Gjykata e Apelit.

Zeqiri nga Klinika Infektive ku qëndronte gati një muaj, do të kthehet në burg dhe pastaj në arrest shtëpiak.

Ish sekretarit të Qeverisë do ti merret dhe pasaporta.  Ndryshe Muhamed Zeqiri përfundoi në paraburgim më 9 prill të këtij viti si i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.