Mundësit Shala e Sopa humbin luftërat në Lojërat Mesdhetare

Mundësit Egzon Shala dhe Alvan Sopa kanë pësuar humbje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Si Shala ashtu edhe Sopa pësuan disfatë pa fituar asnjë pikë përballë kundërshtarëve të tyre.

Shala i kategorisë deri 125 kilogramë pësoi disfatë nga turku, Salim Erçan 10:0, ndërsa Sopa i kategorisë deri 74 kilogramë 4:0 nga italiani Jacopo Masotti.

Në mungesë të garuesve, Shala e Sopa garuan në çerekfinale. Dy mundësit e Kosovës mund të garojnë edhe të martën, nëse kundërshtarët e tyre kualifikohen në finale.