Ndeshja Danimarkë – Kosovë, Federata e Basketbollit njoftim të rëndësishëm për tifozët shqiptarë në Danimarkë

Ndeshja Danimarkë-Kosovë do të zhvillohet më 30 qershor (e enjte) nga ora 19:00, në qytetin Naestved, në kuadër të FIBA EuroBasket Pre- Qualifiers.

Federata Daneze e Basketbollit ka njoftuar se biletat tashmë janë në shitje, derisa një numër janë të rezervuar për tifozët e Kosovës.

Dardanët kanë mbështetur basketbollistët e Kosovës në çdo ndeshje dhe kështu pritet të jetë edhe të enjten mbrëma.

Për shqiptarët që jetojnë në Danimarkë, kjo është një mundësi e mirë që t’i shohin nga afër lojtarët e Kosovës dhe t’i përkrahin maksimalisht, pasi kanë shumë nevojë. /Zeri.info