Osmani me detaje për diasporën si të kthehen në vendlindje, mos rrezikoni vendet e punës pa qenë të sigurtë..

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmai në emisionin e mëngjesit Ora e Parë në Klan M, ka treguar disa detaje se si duhet aplikuar për diasporën që të kthehen në Maqedoninë e Veriut pasi afati për dokumentet e reja ka hyrë në fuqi dje (12 Shkurt).

”Në e-konsulat të Ministrisë së Punëve të Jashtme jo vetëm për fletëudhëtime por edhe për shumë dokumente tjera diku 16 shërbime por për fat të keq njerëzit nga diaspora jonë shumë pak janë të informuar. Kjo ju lehtëson shumë sepse ato humbin 1 ditë pune të shkojnë të aplikojnë pastaj 1 ditë e humbin kur shkojnë ta marrin, për fletëudhëtimin duhet identifikim fizik, pra aplikimin e bëjn online pastaj vetëm shkojnë e marrin. Besoni nuk ka shtet në botë ku nuk ka njerëz nga Maqedonia një shtet i vogël por jemi gjithandej kjo është për tu habitur, edhe në Afrikë ka aq shumë nga Maqedonia prandaj duhet të kujdesemi për gjithë” – tha Bujar Osmani. /tvklan.mk/