Pakënaqësi te punonjësit e sektorit publik, LSM sot do të protestojë para MPPS-së

Pakënaqësia e punonjësve të sektorit publik është e madhe dhe për këto arsye Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) vazhdon përmes formave të tjera të presionit sindikal, të shprehë pakënaqësi në rrugë.

“Sipas Vendimit të Bordit të Grevës – Kryesia e LSM-së, sot (28.06.2022) nga ora 10:00 deri në orën 13:00 do të protestojë para Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale”, thonë nga LSM.

Sindikatat që ishin dje në bllokadë në Avtokomandë thonë se aftësia e punëtorit dhe e kapitalit duhet të jetë e barabartë. Ata kërkojnë paga më të larta për 2.800 denarë.