Parandalohet transportim i lëndëve narkotike me vlerë deri 100.000 euro në autostradën Tetovë-Gostivar

MPB  në Maqedoni të Veriut njofton se ka ndaluar një transportim të lëndëve narkotike në vlerë 100.000 euro të cilët u zbuluan në një automjet që po udhëtonte në autostradën Tetovë-Gostivar, me çka janë arrestuar dy persona.

Nga atje thonë se më 24.03.2023 nga oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike dhe mallra të rrezikshme ka arrestuar dy persona nga fshati Haraçinë e Shkupit të cilët po transportin rreth 35 kilogramë lëndë narkotike.

“Përkatësisht, në pikë pagesën e Tetovës, në autostradën Gostivar – Tetovë, policët kanë dhanë shenjë për të ndaluar një automjet “Ranger Rover”, me targa të Shkupit, të drejtuar nga K.A. (32), në të cilën ndodhej edhe një bashkudhëtar O. A. (23), të dy nga fshati Haraçinë.

Personat nuk e respektuan urdhrin e dhënë të policisë për të ndaluar automjetin, por kanë ikur, ku gjatë ikjes kanë dëmtuar një automjet zyrtar të policisë, por policia ka arritur ti kap dhe t’i arrestoj”, thuhet në njoftimin e MPB-së.