Pas Messit, një tjetër yll largohet nga PSG

Pas Leo Messit, edhe Sergio Ramos nuk do të jetë më pjesë e PSG sezonin e ardhshëm.

Lajmin e dha vetë klubi francez, që bëri me dije se kontrata e qendërmbrojtësit spanjoll, që mbaron në fund të sezonit aktual, nuk do të rinovohet.

Sergio Ramos u transferua te PSG me kosto zero, pasi i dha fund një periudhe 16-vjeçare te Real Madrid. Në Paris ai e mbyll aventurën me 3 trofe: dy kampionate dhe një Superkupë France.

Pas dy sezonesh në Paris, mbrojtësi 37-vjeçar do të marrë një tjetër drejtim në karrierën e tij dhe interesimi i klubeve në Arabinë Saudite mund ta bëjë për vete.