Pendarovski nga Madridi: Tani është koha të dëshmojmë se jemi të bashkuar mes vete

Samiti i NATOs në Madrir paraqet mundësi unikate për të gjithë aleatët të tregojnë forcën e saj dhe bashkimin sa i përket detyrave momentale dhe të ardhshme. Kështu u shpreh sot presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, para nisjes zyrtare të samitit në Madrid të Spanjës.

Pendaorvski, i cili udhëheqë delegacionin e RMV-së në Madrid, ku sot zyrtarisht samiti i NATO-s, tha se ky samit është i veçantë edhe sipas një specifike tjetër, gjegjësisht siç tha, asnjëherë në historinë e Aleancës nga viti 1949 nuk është organizuar samit në të njejtën kohë kur ka luftë në kontinentin evropian.

“Mund të paramendoni se lufta në Ukrainë, gjegjësisht invazioni rus mbi Ukrainën e dikton agjendën e samitit, e kështu deri në fund të kësaj dite, duhet të miratojmë konceptin strategjik i cili në tërësi nuk ishte sinkronizuar dje nga të gjithë aleatët dhe kuptohet, duheshte të përmirësojmë memorandumin për mirëkuptim, të dakorduar dje dhe të ftojmë dy vendet e reja t’i kyçen Aleancës sa më shpejtë të jetë e mundur pasi të gjitha procedurat protokolare të miratohen nga të gjithë aleatët. Mendoj se tani është koha e vërtetë të tregojmë se ekziston një solidaritet i rritur në korniza të Aleancës dhe në tërësi do të mbështesim popullin ukrainas në mbrojtjen e territorit të tyre, lirisë, në thelb duke luftuar për vlerat demokratike dhe liritë për të gjithë ne”, deklaroi Pendarovksi./Zhurnal.mk