Përplasje për në çerekfinale, Juventusi e Arsenali luajnë kartën e fundit

Sot do të luhen ndeshjet e raundit të dytë të 1/8 në Ligën Europa dhe Ligën e Konferencës. Man. Junajtedi do të luajë në Spanjë ndaj Real Betis, me “Djajtë e kuq” të cilët janë shumë afër kualifikimit, pasi sfida e parë u fitua bindshëm nga anglezët.

Ndeshje interesante do të jetë Frajburg-Juventus. Në raundin e parë, Juve fitoi në shtëpi me rezultatin minimal 1-0, por ky rezultat nuk ka siguruar ende asgjë për torinezët. Në Gjermani pritet të jetë një përballje e fortë, ku Juventusi do të bëjë pa shumë lojtarë të rëndësishëm si Alex Sandro, Bonuçi, Milik dhe Pogba.

Arsenal do të presë në “Emirates” portugezët e Sportingut. Në fakt, në raundin e parë “topçinjtë” nuk arritën të fitonin, pasi ndeshja përfundoi në barazimin 2-2.