Po kalon ditën e fundit si lojtar i Juventusit

Adrien Rabiot me shumë gjasa po kalon ditën e fundit si lojtar i Juventusit, pasi futbollisti pritet të largohet nga “Allianz Stadium”.

Për mesfushorin bardhezi ka interesime nga Premier League, ku përveç Manchester United edhe Arsenal po kërkon shërbimet e tij.

Sipas “The Mirror”, Arsenali është në kërkim të një mesfushori qendre. Profilet e lojtarëve nga klubi britanik janë të shumta, duke filluar nga Tielemans e deri te Fabian Ruiz , megjithatë, një blerje më e lirë do t’i lejonte ” topçinjtë ” të përdorin fondet për një sulmues qendror, i cili do të zëvendësonte respektivisht Aubameyang dhe Lacazette, të larguar drejt Barcelonës dhe Lionit. .

Për më tepër, Arsenali mund të përfshijë në ofertën për Rabiot edhe Hector Bellerin , një mbrojtës i mirëpritur nga klubi i Juventusit, i cili po kërkon një anësor dhe mbrojtësi spanjoll, që ka gjetur vazhdimësi sezonin e kaluar te Betis, mund të kalojë në Serie A.

“ Zonja e Vjetër ” e vlerëson Rabiotin 15 milionë euro , duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2023.