Prishtina me tri shkolla të reja, njofton Përparim Rama

Prishtinës do t’i shtohen edhe tri shkolla të reja, njoftoi Kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Lajmin e bëri të ditur vet Rama, teksa e aplaudoi një ngjarje të tillë.

“3 shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit! Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë. Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re ne Veternik.

Faleminderit ekipit të Departamentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm!”, ka shkruar Rama.