Real Madrid e kërkon me ngulm Salah

Pas zhgënjimit së mosnënshkrimit me Mbappe, Real Madrid nuk ka ndërmend të dorëzohet në merkato dhe pikërisht buxheti i vendosur për transferimet mbetet i paprekur.

Me një kontratë që i skadon vitin e ardhshëm, “The Reds” nuk duan asesi të humbin lojtarin kryesor me parametra zero, ndaj duke parë interesimin e disa skuadrave dhe mos dëshirën e lojtarit për të vazhduar në Angli, klubi duket se i ka vedosur një çmim prej 70 milion eurosh. Reali ka kontakte me agjentin e sulmuesit dhe duket se Reali do të bëjë një ofertë zyrtare në një të ardhme të afërt. Shuma për të cilën ka gjasa të realizohet ky operacion është mëse e arsyeshme për Real Madridin.