Reali mbetet në hap me Barcelonën, mposht Valencian

Real Madridi është rikthyer te fitorja.

Mbretërit kanë mposhtur në shtëpi Valencian me rezultat 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të La Ligas, shkruan IndeksOnline.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0, por me të filluar pjesa e dytë, Reali shënoi dy gola të shpejt brenda dy minutave.

Marco Asensio dhe Vinicius Junior shënuan në minutat 52′ dhe 54′.

Me këtë fitore Reali mbetet në hap me Barcelonën në garën për titull, duke u renditur në pozitën e dytë me 45 pikë, pesë më pak se klubi katalanas.

Në anën tjetër, Valencia mbetet në pozitën e 14-të me 20 pikë të grumbulluara deri më tani./IndeksOnline/