Rikthehet në funksion web faqja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Faqja e internetit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka qenë preh e sulmeve kibernetike.

Nga Kabineti i kryetarit Talat Xhaferi bëjnë të ditur se faqja e internetit është rikthyer ndërsa në të njëjtën për momentin nuk kanë qasje personat jashtë Maqedonisë së Veriut, që dëshirojnë të lexojnë informacione nga faqja.

“Informojmë se faqja e internetit e Kuvendit është kthyer në funksion Në përputhje me informacionet e personave ekspertë përgjegjës për TIK (IKT) bëhet fjalë për atak nga jashtë (Flood atack) respektivisht atak me shumë koneksione të ueb faqes pasojë e të cilës është pamundësia e qasjes në faqen e internetit. Për momentin është pamundësuar qasje në ueb faqe nga adresat e jashtme por është në dispozicion për përdoruesit vendorë. Në ndërkohë, nëpunësit përgjegjës do e përcjellin gjendjen dhe sapo të konstatohet se është sigurt, qasja për përdoruesit nga jashtë vendit do të mundësohet”, thonë nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.