Ronaldo dëshiron kthimin te Juventusi

Pas Neymarit, Juventusit i është ofruar edhe mundësia për ta transferuar Cristiano Ronaldon, raporton ESPN të enjten. Bëhet e ditur se është agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes që po e shtyn kthimin e yllit portugez në Torino.

Në fakt, edhe Ronaldo është i hapur për një mundësi të tillë dhe është i gatshëm të kthehet te Juventusi për pagë dukshëm më të ulët sesa merr te Manchester Unitedi. 37-vjeçari nuk është i bindur mjaftueshëm nga trajneri i Unitedit, Erik ten Hag dhe për këtë arsye po e shqyrton mundësinë e largimit.

Ai iu bashkua vitin e shkuar ekipit anglez nga Juventusi, ekip për të cilin luajti tri sezone. Negociatat mes palëve thuhet se kanë nisur dhe nuk përjashtohet mundësia që Ronaldo edicionin e ri ta bartë sërish fanellën e Juventusit.