Rreth një milion qytetarë nuk kanë marrë pasaportat me emrin e ri “Maqedonia e Veriut”

Rreth një milion qytetarë ende nuk kanë marrë pasaportat me emrin e ri të shtetit. Qytetaret ankohen për linja jo funksionale për caktim të termineve për pajisje me dokumente. Ndërsa ata që veç më kanë aplikuar thonë se pritjet për marrjen e pasaportave janë të gjata pasi nuk ka ekzemplarë. Ndërkohë të gjithë shtetasit tanë që për momentin ndodhen jashtë shtetit për të hyrë në Maqedoni duhet të pajisen me fletudhëtimi nga përfaqësitë diplomatike në vendin ku ndodhen. Ky dokument kushton 30 euro dhe vlen vetëm 30 ditë.

Ndërrimi i pasaportave shkaktoi revoltë te qytetarët. Pritje të gjata dhe rrëmujë para sporteleve të MPB-së.

I ndërruat dokumentet?

“Jo shumë rrëmujë”, u përgjigj një qytetar.

“Po e ndërrova me emrin e ri të shtetit por nuk e kam të qartë sepse edhe certifikatat e martesave duhet të ndërrohen, gjithë në kurriz të qytetarëve është. Do të na kërkojnë që edhe certifikatat e lindjes ti ndërrojmë dhe e gjithë kjo ndikon në xhepin tonë, askush nuk pyet a ke a jo”, tha një qytetar.

“Jam për t’i marrë dokumentet, nga muaji dhjetor që pres. Dhe sot u thirren? Jo, vetëm erdha të kontrolloj, më duhet edhe pasaporta edhe letërnjoftimi. Kjo është jo normale, letërnjoftimi më vlente deri në vitin 2028, pasaporta njëjtë dhe ja tani ta ndërroj”, u shpreh një qytetare.

“Si e komentoni këtë rrëmujë për ndryshimin e dokumenteve që bëhen?

“Shumë keq, duhet të humbësh një javë, jam çdo ditë këtu dhe nuk marrin në dorë, as nuk të shohin bile. Telefoni nuk funksionon? Jo, thirr sa të duash. Sot përse jeni këtu? Për termin në ora 11:00. Kur vijnë njerëzit që i njohin i marrin më herët e ne presim”, tha një tjetër qytetar.

Nga 13 shkurti, letërnjoftimet me emrin e vjetër të shtetit do të jenë të vlefshme vetëm për përdorim të brendshëm. Ndërrimi i dokumenteve personale është obligim i dalë nga marrëveshja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrit. Sipas marrëveshjes së Prespës 12 shkurti është afati i fundit për “fshirjen” e emrit të vjetër dhe zëvendësimin e tij me të riun. Megjithatë dhënia e dokumenteve me emrin e ri të shtetit nisi vite më vonë, përkatësisht në korrik të vitit 2021./Alsa