GostivarLajme

Shaqiri: MASH këtë vit rikonstruon katër shkolla në Gostivar

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) këtë vit investon rreth 40 milionë denarë për rikonstruimin e 4 shkollave fillore në territorin e Gostivarit. Këtë e bëri të ditur ministri i MASH-it, Jeton Shaqiri i cili sot vizitoi shkollën fillore “Goce Dellçev”, nga ku ai tha se do të vazhdojnë të jenë në agjendën investuese të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës edhe në të ardhmen shkollat e Gostivarit.

“Patëm mundësinë të shohim ecurinë e projektit i cili ka hyrë në procesin e punës në fillim të muajit janar dhe pritet të përfudojë fasada e kësaj shkolle në gusht të këtij viti. Është një projekt i rëndësishëm i cili kap vlerën e rreth 11 milionë denarë, por gjithashtu me drejtorin bashkë biseduam edhe për mundësi të tjera, për dorëzimin e projekteve tjera të cilat do të mundohemi t’i fusim në programin e ministrisë për vitin 2023 që kanë të bëjnë me disa intervenime të brendshme të shkollës. Gjithashtu, nga ana e drejtorit u informova që do të ketë investime edhe nga ana e e pushtetit lokal. Me këtë vizitë në Komunën e Gostivarit dua të potencojë që përcaktimi i Qeverisë dhe buxheti i ministrisë, nuk i ndanë zonta qoftë urbane ose rurale, nuk i ndajmë nga aspekti i udhëheqësisë politike sepse procesi arsimor duhet të jetë i përbashkët për të gjithë”, tha ministri i MASH-it, Jeton Shaqiri.

Tre shkollat e tjera ku MASH realizon pune në Gostivar sivjet dhe vitin e ardhshëm, janë shkollat fillore “Ismail Qemali” dhe “Faik Konica” dhe shkolla e mesme teknike.

“Kemi përfunduar punimet si ministri në muajin janar në shkollën fillore “Përparimi” ku është rregulluar kulmi dhe ka pasur disa intervenime të brendshme. Në të njejtën shkollë është paraparë edhe fasada e jashtme dhe nëse ecuria e procedurës e cila tani është në ministri përshpejtohet, do të fillojmë edhe atje me punë, pra kemi të bëjmë me investim plotësues prej 13 milionë denarë për fasadën i cili projekt udhëhiqet nga ministria. Gjithashtu, kemi investime edhe në shkollën fillore “Faik Konica” në fshatin Debresh, ku punimet kanë filluar në muajin shkurt dhe planifikohet të përfundojnë në muajin gusht. Në të njejtën shkollë në fshatin Debresh pati investim me të cilin u ndërtua salla sportive nga MASH. Kemi planifikuar për vitin tjetër edhe shkolla të tjera në program, siç është shkolla e mesme profesionale ‘Gostivari’ dhe në shkollën fillore “Ismail Qemali”, dhe në vazhdimësi do t’i paraqesim edhe ato mjete për këto investime ku është paraqitur edhe shkolla e mesme ekonomike”, tha ministri i MASH-it, Jeton Shaqiri.

Ai rikujtoi se gjatë muajve të kaluar janë kryer aktivitete investuese edhe në disa shkolla tjera të Gostivarit, sikurse në gjimnazin e qytetit u riparuan tualetet. Shaqiri në fund theksoi se me këto investime pjesa më e madhe e nxënësve të kësaj komune do të kenë kushte më të mira për edukim.

Show More

Related Articles

Back to top button