Shifra alarmante, 42 mijë qytetarë ikën nga Kosova në vitin 2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar së fundimi vlerësimin e popullësisë, e ku tregon statistika interesante për gjendjen e përgjithshme në vend. Në Raportin e ASK-së i titulluar “Vlerësimi i Popullësisë”, e që është raport i rregullt vjetor, një e dhënë alaramues vërehet: popullësia e Kosovës është zvogëluar gjatë vitit 2021.

Saktësisht 24 mijë vetë më pak jetojnë në Kosovë nga viti i kaluar, ndërsa 42 mijë veta kanë ikur nga Kosova, e rreth 30 mijë lindje u shënuan në vitin e kaluar.

Rritja e zhvillimi ekonomik për të cilën flet Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, duket se nuk po ndihet nga qytetarët e Kosovës. Ndonëse Qeveria Kurti vazhdon të mburret me punësimin e mijëra personave, ikja nga vendi po vazhdon të jetë alarmante.

Gjatë vitit të kaluar, kohë kur Kurti filloi qeverisjen me Kosovën, dhjetëra mijëra qytetarë kanë vazhduar të ikin nga vendi. Saktësisht 42 mijë persona kanë emigruar nga Kosova, sipas ASK-së.

Sipas kësaj agjencie shtetërore, edhe bilanci i migrimit ndërkombëtar i Kosovës është negativ.

“Bilanci i migrimit ndërkombëtar- në Kosovë për vitin 2021 ishte -38,606 banorë”, thuhet në raportin e ASK-së. /Nacionale/