“Shpërthimi i qendrës tregtare një tjetër shenjë se Rusia nuk do të luajë sipas rregullave”

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës sot e ka përshkruar sulmin e djeshëm në qendrën tregtare si një “krim lufte”.

“Ajo që ndodhi në qytetin e Kremenchuk është “vetëm një tjetër shenjë se Rusia… nuk i intereson çfarë mendon apo planifikon të bëjë bota e qytetëruar. Dhe, padyshim, se ajo nuk dëshiron të luajë sipas rregullave”, ka thënë Alexander Rodnyansky për programin Today të BBC Radio 4.

Kremenchuk, në Ukrainën qendrore, ndodhet 80 milje jashtë territorit të pushtuar nga Rusia.

Dhe për konfliktin më të gjerë – veçanërisht rënien e Severodonetskut në lindje gjatë fundjavës – ai ka shtuar se Rusia ende po përparon me “vetëm 10 km në muaj, ndoshta edhe më pak”./21Media