Sot fillon afati për paraqitjen e kandidatëve për këshilltarë në Komunën e Tetovës

Afati për regjistrimin e të gjithë pjesëmarrësve të interesuar në zgjedhjet për Këshillin e Komunës së Tetovës fillon sot dhe sipas afatit do të zgjasë 15 ditë, duke përfshirë 14 korrikun, në zyrën rajonale të KSHZ-së në Komunën e Tetovës.

Siç informoi në seancën e sotme anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Boris Kondarko, afat i rëndësishëm për pjesëmarrësit në zgjedhje është 15 korriku, kur në fakt është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për të gjitha partitë politike apo listat e pavarura të kandidatëve deri në mbledhjen e nënshkrimeve.

Për zgjedhjet në komunën e Mavrovës dhe Qendër Zhupës, KSHZ-ja edhe një herë rikujtoi se shiqimi publik është ende në vazhdim.

Shiqimi publik ka nisur më 25 qershor dhe do të zgjasë deri më 14 korrik, që do të thotë 20 ditë. Mbledhja e nënshkrimeve për propozimin e listave të kandidatëve ka filluar më 20 qershor dhe do të zgjasë deri në javën e ardhshme, deri më 4 korrik, edhe në zyrat rajonale të KSHZ-së në Gostivar, Mavrovë dhe Qendër Zhupë, ka shtuar Kondarko në seancën e sotme.

Më herët në seancën e Qeverisë më 14 qershor është marrë vendim për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës në përputhje me një nga kushtet e nenit 75 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, sipas të cilit këshillat komunalë do të shpërndahen nëse nuk miratojnë llogarinë përfundimtare dhe buxhetin deri më 31 mars siç parashikohet me ligj.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, më 21 Qershor shpalli zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Komunës së Tetovës.