Sot hidhen shortet në Champions, Europa dhe Conference League

Sot do të hidhen shortet për çerekfinalet e Champions League, Europa League dhe Conference League.

Shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të mbahet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Tetë skuadra në çerekfinale janë:

Benfica, Chelsea, Bajerni i Mynihut, AC Milan, Manchester City, Inter, Real Madrid dhe Napoli.

Në të njëjtën ditë do të hidhen edhe shortet për gjysmëfinalet, duke vënë së bashku ndeshjet çerekfinale.

Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet më 11/12 prill ndërsa ndeshja e kthimit një javë më vonë më 18/19 prill.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 9/10 maj dhe ndeshja e dytë më 16/17 maj.

Finalja e Ligës së Kampionëve 2022-23 do të mbahet në Stadiumin Olimpik Ataturk, në Stamboll, më 10 qershor 2023.

Shorti i çerekfinaleve të Europa Leagues do të hidhet menjëherë pas shortit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.

Ekipet çerekfinaliste janë:

Feyenoord, Juventus, Leverkusen, Man United, Roma, Sevilla, Sporting CP dhe Union Saint-Gilloise.

Finalja e Europa League 2023 do të luhet më 31 maj, duke u lejuar ekipeve disa javë për t’u përgatitur.

Shorti për çerekfinalet e Europa Conference League do të hidhet nga ora 14:00.

Ekipet kulifikuese janë:

Anderlecht, AZ Alkmaar, Basel, Nice, Fiorentina, Gent, Lech Poznań dhe West Ham United.

Ndeshjet do të zhvillohen të enjten, më 13 dhe 20 prill.