Stërvitje e përbashkët e policisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë

Në Ohër sot do të realizohet demonstrimi i Stërvitjes së përbashkët Operative-teknike “HARPUN 2022” nga ana e pjesëtarëve të Njësisë speciale antiterroriste “Tigri” nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Aradhës speciale për luftë kundër terrorizmit nga MPB e Republikës së Bullgarisë, në bashkëveprim me Sektorin për njësi ajrore pranë MPB-së së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Stërvitja, paralajmëruan nga MPB, do të mbahet në brigjet e Liqenit të Ohrit, deri tek Stacioni policor për Mbikëqyrje kufitare “Liqeni i Ohrit”.