Sulmet në Zaporizhzhia nxisin frikën për një katastrofë

CENTRALI BERTHAMOR U GODIT PESE HERE NDERSA OKB BERI THIRRJE QE TE NDALEN LUFTIMET DHE TE MOS PERDORET SI OPERACION USHTARAK

Luftimet e ashpra që po zhvillohen në centralin bërthamor në Zaporizhzhia po shtojnë frikën për një katastrofë të mundshme. Këshilli i Sigurimit i OKB-së u bëri thirrje të dyja palëve të ndalojnë të gjitha luftimet pranë uzinës dhe objekti nuk duhet të përdoret si pjesë e ndonjë operacioni ushtarak. Instituti për Studimin e Luftës po e cilësojnë sulmin në Krime si fillimin e kundërofensive të Ukrainës në jug.

Rusia dhe Ukraina akuzuan njëra-tjetrën për bombardimin e termocentralit më të madh bërthamor të Evropës, duke shtuar frikën e një katastrofe, pasi shefi i OKB-së tha se ajo duhet të bëhet një zonë e çmilitarizuar dhe Ukraina kërkoi që forcat ruse të tërhiqen.

Kompleksi Zaporizhzhia në Ukrainën jug-qendrore u godit pesë herë, duke përfshirë edhe afër vendit ku ruhen materialet radioaktive. Këshilli i Sigurimit i OKB-së u takua një ditë më parë për të diskutuar situatën dhe Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres u bëri thirrje të dyja palëve të ndalojnë të gjitha luftimet pranë uzinës.

“Objekti nuk duhet të përdoret si pjesë e ndonjë operacioni ushtarak. Në vend të kësaj, nevojitet një marrëveshje urgjente në një nivel teknik për një perimetër të sigurt për të garantuar sigurinë e zonës,” tha Guterres në një deklaratë. Fabrika pranë termocentralit mbahet nga trupat ruse dhe operohet nga punëtorë ukrainas.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kërkoi nga Rusia ta kthejë centralin nën kontrollin e Ukrainës dhe u shrpeh se rivendosja e kontrollit të plotë ukrainas të situatës rreth stacionit mund të garantojë një rifillim të sigurisë bërthamore për të gjithë Evropën. Franca i bëri jehonë kërkesës së Zelenskiy dhe tha se pushtimi nga Rusia po rrezikonte botën.

Instituti për Studimin e Luftës tha se zyrtarët ukrainas po e cilësojnë sulmin në Krime si fillimin e kundërofensive të Ukrainës në jug, duke sugjeruar luftime intensive në javët e ardhshme. Saktësisht se si u krye sulmi në bazë mbetet një mister, por krateret e goditjes dhe shpërthimet e njëkohshme duket se tregojnë se ajo u godit nga një breshëri armësh të afta për t’iu shmangur mbrojtjeve ruse.

Ukraina synon të evakuojë dy të tretat e banorëve nga zonat që kontrollon në rajonin lindor të Donetskut përpara dimrit. Qeveria planifikon të evakuojë rreth 220,000 njerëz duke përfshirë 52,000 fëmijë. Një ngarkesë e grurit ukrainas do të ngarkohet për t’u dorëzuar në Etiopi. Numri i përgjithshëm i anijeve që u nisen nga vendi sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB tani është 14.