Takim ekipor në vend të takimit të liderëve? Ja çfarë thotë Mickoski

Në rast se në vend të takimit të liderëve do të organizohej një takim ekipor në mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, i ftuar në “360 Gradë” në Alsat thotë se një takim i tillë do të duhej të organizohet pa prezencën e liderëve, derisa takimi i liderëve do të organizohej pas shqyrtimit të konkuzave eventuale të dala nga takimi ekipor.

“Në rast se ekziston insistim nga ana e bashkëfolësit, që në vend të takimit të liderëve, të ketë një takim ekipor, atëherë propozimi imë, të cilin ja e them publikisht në emisionin tuaj, është që fillimisht të organizohet një takim ekipor, të shohim se çfarë konkluzionesh do të sjellin ato ekipe, që më pas të ulemi në si lider të partive”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMR-DPMNE-së.