Një tërmet i madh me manjitudë 6.7 është regjistruar afër Zelandës së Re dhe Australisë, duke ndezur frikën e një tsunami. Lëkundja e frikshme e tokës ndodhi në rajonin e ishujve Macquarie në jug të Oqeanit paqësor. Sipas institutit amerikan gjeologjik, tërmeti, për të cilin u tha fillimisht se ishte i manjitudës 7.3, u regjistrua në një thellësi prej 10 km. Tërmeti fillimisht ndezi frikën për tsunami, por sistemi paralajmërues amerikan tha se nuk kishte një rrezik të tillë. Kjo vjen ndërsa Uellingtoni në zelandën e re u prek gjatë fundjavës së shkuar nga një tërmet me manjitudë 4.7. Zona është relativisht e ekspozuar ndaj tërmeteve apo vullkaneve. Ngjarja më e fundit e rëndë në Zelandën e re i takon 2019-ës, kur një shpërthim i frikshëm vullkanik i mori jetën gjashtë personave. Një shpërthim i madh në Ishullin Uajt, bëri që të ngriheshin re të stërmëdha tymi dhe hiri në zonë duke shkaktuar jo pak probleme.
Read Next
8 hours ago
Arratisja e Blerim Ramadanit, gjykatësi Pajazit Pajaziti mund të përfundon në përgjegjësi
8 hours ago
Kryediplomati turk: Problemet e Kosovës me Serbinë zgjidhen vetëm me dialog
9 hours ago
Lajçak: Serbia ka tërhequr letrën e Bërnabiqit për Marrëveshjen e Ohrit
9 hours ago
OKB paralajmëron se situata humanitare në Gazë është “përtej katastrofës”
9 hours ago
Të paktën pesë të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë
9 hours ago
Gashi: Shqipja duhet të jetë e barabartë me maqedonishten! Nëse Gjykata Kushtetuese e lexon drejt Ligjin dhe Kushtetutën, shqipja do të avancohet!
9 hours ago
98 416 të papunë në Maqedoninë e Veriut
10 hours ago
Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia
10 hours ago
Qytetarët gjermanë duan një politikë tjetër ndaj refugjatëve
10 hours ago