Trençevska: Avancimi i të drejtave të punëtorëve është në vend të parë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot deklaroi se gjatë hartimit të ligjit për marrëdhënie të punës i cili prek të drejtat e punëtorëve nuk duhet të nxitohet. Për draft-versionin, thekson ajo, grup i punës i përbërë nga aktorë relevant punon tashmë katër vite. Ajo sqaron se janë në vijim e sipër debatet publike të cilat organizohen me qëllim për të dëgjuar mendimet e të gjithëve dhe shtoi se nëse ka nevojë pas përfundimit të numrit të caktuar të debateve, të organizohen debate shtesë.

“Treguam arsyeje me propozimin e përfshirë në draft-versionin e ligjit. Kur punoni në një grup pune, duhet të ketë kompromis. Prandaj kemi vendosur që kontratat e punës të jenë dyvjeçare dhe të mos ketë mundësi që të nënshkruhet aneks i kontratës më shumë se tre herë”, tha ministrja lidhur me propozimin për kontratat me afat të caktuar të punës.

Ajo në një intervistë në programin e mëngjesit për “Slloboden Peçat”, theksoi se në sferën e marrëveshjeve kolektive për momentin, propozimi është që ato të lidhen në dy vjet dhe të vlejnë edhe një vit. Pasi të kenë kaluar këto tre vite, thekson ajo, “nuk do të jenë më të vlefshme”.

Lidhur me marrëveshjen e përgjithshme kolektive, megjithatë, ajo theksoi se si Qeveri vitin e kaluar kanë qenë të gatshëm ta nënshkruajnë, por për shkak të nivelit të ulët të fleksibilitetit nga ana e Lidhjes së Sindikatave e njëjta nuk është nënshkruar.