Treni ka goditur dy emigrantë në Gjevgjeli, nga plagët e marra kanë ndërruar jetë

Një tren i mallrave që udhëtonte në linjën e stacionit hekurudhor, Gjevgjeli- Transport mallrash Trubarevë, ka goditur dy emigrantë që po pushonin në hekurudhë. Sipas MPB-së, që të dy kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nga MPB informojnë se sot në orën 02:20 në stacionin policor, Gjevgjeli kanë qenë të raportuar se në hekurudhën, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor Klisura, një tren transportues, i cili qarkullonte në linjën stacioni hekurudhor Gjevgjeli – Transport mallrash Trubarevë, ka qëlluar dy emigrantë, të cilët pushonin në hekurudhë.

Ekspertizë ka bërë një ekip inspektues nga stacioni policor Gjevgjeli.