Lajme

Ukraina rrëzon 30 dronë rusë në 11 rajone

Focat Ajrore të Ukrainës kanë bërë të ditur se kanë rrëzuar 30 nga 31 dronët rusë në 11 rajone në të gjithë vendin të shtunën.

Një seri shpërthimesh kumbuan në të gjithë kryeqytetin ukrainas Kiev, ndërsa njësitë e mbrojtjes ajrore angazhuan dronët rusë, shkruan Reuters.

“Ky është sulmi i gjashtë ajror në Kiev që nga fillimi i muajit. Sonte, pas tre ditësh kërcënimesh balistike, armiku përsëri lëshoi Shaheds në kryeqytet. Dronët sulmuan në grupe, në valë dhe nga drejtime të ndryshme”, tha Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit.

Popko njoftoi se nuk pati viktima dhe asnjë dëm të madh të raportuar në Kiev. Forca ajrore ukrainase tha se ushtria ruse lëshoi dronët Shahed të prodhuar nga Irani nga tre drejtime të ndryshme në Rusi duke synuar 11 rajone të ndryshme në qendër, veri dhe jug të vendit.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se njësitë kundërajrore hynë në aksion ndërsa grupet e dronëve rusë fluturuan nëpër periferi të qytetit dhe shënjestruan zonat pranë qendrës së qytetit.

“Aktiviteti kundërajror ishte i rëndë në distriktin Darnytskyi në bregun lindor të Dnipro dhe shpërthimet goditën gjithashtu Podil-in historik në bregun përballë”, tha Klitschko.

Sulmet me dronë rusë në qytete dhe rajone të Ukrainës janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Rusia po synon infrastrukturën e energjisë së vendit në muajt kritikë të ftohtë të dimrit.

Show More

Related Articles

Back to top button