United dhe Chelsea përballen sot në “Old Trafford”

Manchester United do ta zhvillojë sot sfidën vendimtare në objektivin e tyre për të siguruar një vend të top katërshen e Premier Ligës që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e kuq” do të ballafaqohen me Chelsean në “Old Trafford” me fillim nga ora 21:00 dhe fitorja është objektivi i vetëm për t’i ikur presionit të Liverpoolit që është në vendin e pesë me tre pikë më pak.

Chelsea nga ana tjetër vjen në këtë sfidë pas humbjes nga Manchester City në fundjavën e kaluar, ndërkohë që kanë mbetur jashtë të gjitha objektivave të tyre pasi janë në vendin e 12-të me 43 pikë.

Këto janë formacionet e mundshme:

Manchester United: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Lindelof, Shaë; Casemiro, Eriksen, Fernandes; Antony, Martial, Rashford

Chelsea: Kepa, Chalobah, Silva, Fofana, Azpilicueta, Loftus-Cheek, Fernandez, Gallagher, Mudryk, Sterling, Havertz.