Vrapçishti nga komunë rurale drejt një komune urbane/ Shabani: Ndërtojmë institucionet e së ardhmes

Komuna e Vrapçishtit është duke punuar në katër projekte kapitale. Nga dita e djeshme është hedhur edhe gurthemeli për ndërtimin e njësitit kundër zjarreve i cili themelohet për herë të parë në këtë komunë dhe formohet paralele për fëmijët me nevoja të veçanta e cila poashtu formohet për herë të parë në komunën e Vrapçishtit. Poashtu asflatohen dy rrugë, njëra në fshatin Negotinë dhe tjetar në fshatin Gradec. Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani thekson se rrugët dhe paralelja speciale janë financuar nga buxheti i komunës, ndërsa njësiti i zjarrikësve vejn përmes një projekti nga BE për bashkëpunim ndërkufitar.

“Kemi rrugën që e kemi bërë me vetëfinancim e cila ishte shumë e përfolur, rruga e ‘Zabelit’ e cila për dy-tre ditë do të jetë gati, e kemi ndërtuar edhe rrugën e ‘Hanit’ në fshatin Gradec të cilën nuk e kemi promovuar e shpresojë ditët në vijim ta prmovojmë dhe është me financat tona. Tani kemi filluar me hapjen e themeleve të objektit për zjarrfikësit që do ta promovojmë javën e ardhshme. Kemi investim kapital që është me shkollën e që është institucion që formohet për herë të parë, pra qendër për fëmijët me nevoja të veçanta”, deklaron Isen Shabani, kryetar i komunës së Vrapçishtit.

Ne jemi komunë që ndërtojmë institucione dhe gradualisht shkojmë nga një komunë rurale në komunë urbane, thotë më tej Shabani.

“Gradualisht ne marrim formën e një komune urbane ku mund të them se më herët nuk janë përmendur apo nuk janë menduar këto institucione që i krijojmë ne si komunë rurale e që vitet e ardhshme ne do të jemi komunë rurale e që nuk do të kemi nevojë as për Tetovën e as për Gostivarin e që janë komuna urbane. Ne jemi komunë që ndërtojmë institucione, këto janë meritat e mirë-menaxhimit”, deklaron Isen Shabani, kryetar i komunës së Vrapçishtit.

Njësiti i zjarrfikësve përveçse për komunën e Vrapçishtit do të shërbejë edhe për komunën fqinje atë të Bogovinës. Bëhet fjalë për rreth 860 mijë euro investim, mjete të siguruara përmes programit IPA II të Bashkimit Evropian (BE), ndërsa do të shërbejë për rreth 60.000 banorë.