Zbulohet shifra sa fëmijë ukrainas u morën me forcë nga rusët

Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me forcë më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas duke i zhvendosur në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Moska.

Deri më 24 mars, vetëm 324 fëmijë janë bashkuar me familjarët e tyre.

Komisionerja ukrainase për të Drejtat e Fëmijëve thotë se shpesh e vetmja mundësi që prindërit të marrin fëmijën nga Rusia është që të shkojnë personalisht atje.

“Kjo është shumë e rrezikshme. Këta prindër nuk janë 100% të sigurt se do të bashkohen me fëmijën e tyre”, thotë Daria Gerasymchuk, Komisionerja ukrainase për të Drejtat e Fëmijëve.

Sipas zyrtarëve ukrainas, më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas janë zhvendosur me forcë në Rusi ose në territoret ukrainase të kontrolluara nga Rusia.