LajmeMaqedoni

𝗙𝗶𝗹𝗹𝗼𝗻 𝘇𝗯𝗮𝘁𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝗲𝘃𝗿𝗼𝗽𝗶𝗮𝗻 “𝗧𝗿𝗮𝗸𝗲𝗿𝗶 𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗮𝗾𝗲𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝗱𝗲𝗸𝘂𝗮𝘁”

Drejtori i IPP “Arbën Xhaferi”, Arben Fetai, i shoqëruar nga eksperti Robert Nesimi, sot u pritën në një takim pune nga Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, në kuadër të përgatitjeve për zbatimin e projektit “Trakeri i përfaqesimit të drejtë dhe adekuat”.

22 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, Trakeri i përfaqesimit të drejtë dhe adekuat do të sistematizojë në një faqe të vetme në internet, gjendjen e përfaqësimit etnik dhe gjinor në të gjitha institucionet qëndrore, si në terma absolut ashtu edhe sa u përket pozitave udhëheqëse. Trakeri do të përfshijë edhe indekse të veçanta, me nota nga 1-10 për secilin institucion veç e veç, varësisht nga shkalla e arritjes së përfaqësimit adekuat.

Në këtë mënyrë, organizatat e shoqërisë civile, mediat, bota akademike, partitë politike, partnerët ndërkombëtarë, por mbi të gjitha edhe qytetarët do të jenë në gjendje të kërkojnë më lehtë informata por edhe llogaridhënie nga institucionet publike.

Duke marrë parasysh që krahas Avokatit të Popullit, Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës është institucioni kryesor qeveritar përgjegjës për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, IPP Arbën Xhaferi do të bashkëpunojë ngushtë me ministrinë, për të siguruar paraqitjen e saktë dhe të detajuar të të dhënave të disponueshme nga viti 2014 e këndej.

Projektit “Trakeri i përfaqesimit të drejtë dhe adekuat” financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Show More

Related Articles

Back to top button